Në fshatin Metoq, Sarandë, një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në pus në oborrin e shtëpisë së saj.
Viktima është identifikuar si Maria Beqiraj dhe u gjet nga e bija, pas disa orësh kërkimesh nga familjarët.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e një aksidenti.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.








