-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria bie në renditje, Kosova shënon përparim para ‘play-off’-eve të Botërorit

Kryesoret

Pas fitores ndaj Andorrës dhe humbjes me Anglinë, kombëtarja shqiptare ka rënë në vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s për nëntor, duke humbur dy pozicione.

Ndryshe paraqitet situata për Kosovën, e cila ka përparuar në vendin e 80-të pas rezultateve pozitive me Slloveninë dhe Zvicrën.

Nesër do të zhvillohet shorti për ‘play-off’-et e Botërorit, ku Shqipëria dhe Kosova do të njoftohen për kundërshtarët e mundshëm.

Përfaqësueset evropiane janë ndarë në katër vazo, me Shqipërinë dhe Kosovën në vazon e tretë. Në gjysmëfinale dhe finale ndeshjet do të zhvillohen me një takim, me shtesë dhe penallti në rast barazimi, ndërsa stadiumi i finales do të përcaktohet me short.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit