Në territorin e Qarkut Korçë situata paraqitet e qetë dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse. Nga të gjitha Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore nuk raportohen problematika madhore.
Dy situatat e izoluara të shfaqura mbrëmjen e djeshme në Bashkinë Kolonjë dhe në aksin Ersekë–Leskovik u zgjidhën nga ekipet në terren.
Reshjet me intensitet deri mesatar kanë sjellë prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore, por ARRSH Rajoni Qendër-Lindje njofton se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi garantuar nga ndërhyrjet e kontraktorëve. Aksi i ri Qukës–Qafë Plloçë vijon të monitorohet rregullisht.
Sipas OSHEE, për shkak të erës dhe reshjeve aktualisht janë pa energji 776 abonentë në këta fidera:
Fideri Vithkuq – N/St Rehovë: 289 abonentë
Fideri Potgozhan – N/St Gur i Kuq: 130 abonentë
Fideri 3 – N/St Ersekë: 100 abonentë
Fideri JO6 – N/St Leskovik: 257 abonentë
Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë funksionalë. Hidrovori i Pogradecit po punon normalisht.
Grupet operative të OSHEE dhe strukturave vendore janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike dhe garantimin e normalitetit në të gjitha zonat./CNA









