-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen predha serbe në veriun e Kosovës

Kryesoret

Policia e Kosovës ka gjetur uniforma ushtarake me simbole të forcave serbe dhe një predhë anti-tank, në një shtëpi të braktisur në fshatin Jarinje të Poshtme në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportimeve të autoriteteve, në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë person i dyshuar apo dëshmitar. Prokurori është njoftuar për rastin dhe ka bërë cilësimin për hetim të mëtejshëm.

“Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë parë se kishte pasur uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal.

37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona.

Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Edhe më herët, autoritetet e Kosovës kanë gjetur armë në veriun e vendit, duke akuzuar Serbinë, se tenton destabilizimin e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit