Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është nën hetim për tenderin e ndërtimit të Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 4.
Tenderi, i hapur në gusht të vitit 2021, ka ngjallur shqetësime për shkak të procedurave të diskutueshme dhe skualifikimit të ofertave konkurruese, duke përfshirë atë me çmimin më të ulët.
Ky tender është fituar nga konsorciumi “Euroteorema Peqin”, “Pe-Vla-Ku”, dhe “Nova Construction 2012”, me një ofertë prej 19.9 milionë euro pa TVSH, vetëm 5% më pak se fondi limit i përcaktuar nga ARRSH.








