Gazetarja Anila Hoxha u shpreh sonte se në dosjen e Belinda Ballukut po hetohen edhe disa turq për pastrim parash.
“Kur flitej dje në parlament gjyqtari Erion Çela nuk kishte vendosur ende. Prokurori Dritan Prenci kishte shkuar me kërkesa që u aprovuan ditën e djeshme. Prokurori ka urdhëruar më pas BKH-në për të zbatuar vendimin.
Kutia e zezë ishte telefoni Blackberry i Evis Berberit. Historia e tunelit të Llogarasë nisi me dy kallëzime të politikës. SPAK është duke kryer veprime të tjera edhe për tendera të tjerë sipas shkresave që u janë dërguar institucioneve.
Janë kërkuar informacione për aeroportin e Vlorës, për disa transaksione. SPAK nga mënyra si po i përpilon shkresat duket se po shkon drejt zbardhjes së një skeme të pastrimit të parave. Janë kryer veprime edhe ndaj disa shtetasve turq” tha ajo ne TCH.








