20 ditë mbasi e mori të pandehur funksionaren e lartë Belinda Balluku, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e SPAK dhe vendosi dy masa sigurimi personale ndaj saj.
Gjykata urdhëroi pezullimin nga të dyja detyrat edhe si zëvendës kryeministre dhe si ministre e infrastrukturës dhe energjisë të Belinda Ballukut, një masë kjo ndaluese.
Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit që ndryshe nga e para është masë shtrënguese. Vendimin e mori gjyqtari Erjon Çela.
Por kush është ai? Erjon Çela ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Pogradecit, ai ka punuar si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tropojës.
Çela kaloi vettingun në vitin 2020 dhe aplikoi duke u bërë pjesë si gjyqtar i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.








