-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seancat për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, të anulohen për muajt nëntor dhe dhjetor

Kryesoret

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar pezullimin e seancave gjyqësore të planifikuara për rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Vendimi u mor pas përfundimit të Konferencës së Statusit, ku u njoftua se të gjitha seancat dëgjimore për nëntor dhe dhjetor janë anuluar dhe hequr nga kalendari i gjykatës.

Trupi gjykues ka bërë të ditur se pritet të nxjerrë një vendim mbi hapat e mëtejshëm në procedurën gjyqësore gjatë kësaj jave.

Në seancat e mëparshme të gjykatës, janë dëgjuar dëshmitë e disa diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë, përfshirë James Rubin, Cristopher Hill dhe Wesley Clark, të cilët kanë dhënë dëshmi lidhur me periudhën e luftës dhe arritjen e armëpushimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ish-krerët e UÇK-së janë mbajtur të izoluar në Hagë për pesë vjet dhe akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Seancat e reja të planifikuara për të dëgjuar më shumë dëshmitarë dhe për të diskutuar akuzat ndaj tyre janë pezulluar, duke shtuar pasiguri për ecurinë e procesit gjyqësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit