Në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti për Play-Off-in e Botërorit 2026, ku Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët e tyre për fazën e fundit të kualifikimeve.
Shqipëria do të përballet me Poloninë, ndërsa Kosova do të ndeshet me Sllovakinë.
Shorti ka ndarë 12 skuadra që kanë përfunduar të dytat në grupet e kualifikuesve në katër vazo, me Shqipërinë dhe Kosovën në vazon e tretë, duke shmangur kështu përplasjen mes tyre.
Gjysmëfinalet e Play-Off-it do të zhvillohen më 26 mars 2026, ndërsa finalet janë të planifikuara për 31 mars 2026.
Nga këto ndeshje, do të dalin 4 skuadra që do të sigurojnë një biletë për në Botërorin e vitit 2026.









