Zbardhet argumentet e Gjykatës së Posaçme që kërkoi pezullimin e ushtrimit të detyrës së Belinda Ballukut si zv/ kryeministre por edhe ndalimin e daljes jashtë vendit.
“Ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo, lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë.
Me plotësimin e kushteve dhe kritereve si më sipër, Gjykata vlerëson se caktimi masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues/ndalues ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi është i domosdoshëm në plotësim të nevojave të sigurimit që kërkon hetimi i këtij procedimi penal” thuhet në vendim.
Hap pas hapi, si u zbërthyen dy dosjet që fundosën Belinda Ballukun?









