-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Cilat ishin çështjet e debatit 7-orësh me të thirrura Rama–Balluku

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zbardhur sipas tij atë që u diskutua mbrëmë mes kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut.

“Cilat ishin çështjet e debatit 7-orësh me të thirrura Rama–Balluku

Miq, vështirë të zbërthehen bisedimet e djeshme 7-orëshe Rama–Lubia në zyrën e Ramës.

Por një gjë është e sigurt: sipas veshëve të mureve ato kanë qenë tejet të ashpra, me kërcënime të ndërsjella, madje dhe më shumë. Ndër të tjera, në takim janë diskutuar:

  1. Kërkesa e Ballukut për të shtyrë 72 orë zbatimin e vendimit, gjë të cilën Rama nuk e ka marrë përsipër dhe telefonatat e Uluziut kanë qenë pa fat.
  2. Kërkesa e Lubisë që Këshilli i Ministrave dhe jo ajo personalisht t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.
  3. Ndalimi i korit të linçimit të Lubisë në mediat e kontrolluara nga Rama, me në krye Top Channel-in.

Të gjitha këto janë disa nga kushtet që Lubia të mos hapë zemrën para “SKAP-it të partisë” dhe të faktojë me dokumenta se tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë zbatim i përpiktë i urdhrit direkt të Edi Ramës.

Nuk dihet mirë roli i Uluziut, që u thirr dëshmitar i divorcit politik dhe kacafytjeve verbale 7-orëshe Rama–Balluku” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit