Gjykata kundër krimit dhe korrupsionit (GJKKO) ka bërë një arsyetim të thelluar për vendosjen e masave shtrënguese ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
GJKKO pretendon se nuk ka ndalim ligjor që në zbatim të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, për të cilin kërkohet masa ndaluese, ajo e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ajo çmon të theksojë se caktimi i këtyre masave të sigurimit personal nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputete e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.









