Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka publikuar në rrjetet sociale një gjobë prej 120 milionë euro që ish-ministrja Financave Anila Denaj i ka falur Bankers-it me porosi të kryeministrit Edi Rama.
Murrizi tha se edhe më herët në parlament ka folur për këtë gjobë duke ia lënë Ramës në dorë dhe kryeministri nuk ka reaguar.
Sipas tij, Gent Gazheli drejtor i Doganës nuk ka patur kohë të merrej me këtë gjobë se ishte shumë i “zënë” me gjoba të tjera.
Murrizi thekson se meqënëse dosja e BANKERS-it ka kaluar në SPAK dhe agjentët e BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, ai është shprehur se është i gatshëm t’ua vendosë në dispozicion.









