Moti i paqëndrueshëm me rreshje të dendura shiu vijon në pjesën më të madhe të vendit, si pasojë e kësaj ka sjellë problematika serioze në disa vende.
Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.
Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.
Rëmenji rezulton deri tani zona më e prekur nga stuhia në Pogradec, ku dëmet materiale janë konsiderueshëm më të larta.









