-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për dialogun me Serbinë, Hamza: Ky do të jetë insistimi ynë por kjo nuk është temë e lehtë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur mbledhjen e parë me kryesinë e partisë pas zgjedhjes së tij më 16 nëntor në këtë pozitë.

Pas kësaj mbledhje, Hamza në një konferencë për media shpalosi edhe objektivat e tij për disa çështje, përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

“Dialogu nuk është temë e lehtë, nuk është temë që asnjëra prej qeverive me dëshirë do të merrej me të, por është pa alternativë. Prandaj, sigurisht se dialogu duhet të vazhdojë, por ne insistojmë dialogu të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfundojë me marrëveshje përfundimtare që nënkupton edhe njohje reciproke. Ky do të jetë insistimi ynë.

Ne kemi një platformë të qartë qeverisëse për ekonomi të zhvilluar, stabilitet politik, dialog të përgjegjshëm, sundim të ligjit, investime kapitale dhe integrim euroatlantik”, tha Hamza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit