Flora Hoxha, 76 vjeçe, u mbyt në përroin e fshatit Proger në Devoll. I biri ka njoftuar policinë pasi kishte humbur kontaktet me të.
Gruaja kishte dalë nga banesa pas përmbytjeve dhe dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit.
Flora Hoxha vuante nga demenca e plotë. Ushtria dhe emergjencat kishin nisur kërkimet që nga dje, ndërsa trupi i saj pritet të nxirret sot.









