Situata e motit të keq që ka përfshirë vendit tonë gati një javë ka sjellë pasoja edhe në vizën bregdetare në Sarandë.
Siç shihet në foto, Deti Jon i cili edhe pse është i njohur për ngjyrën e tij të kaltër të kristaltë, ka marrë një ngjyrë shumë të turbullt, duke krijuar shqetësim tek banorët.
Shkak për këtë dukuri janë reshjet e mëdha dhe stuhitë e ditëve të fundit, që kanë sjellë dhe depozitime të ndryshme në ujë, duke ndryshuar dukshëm pamjen e bregdetit.









