Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar sakrificën e patriotëve që krijuan alfabetin dhe rolin e Kongresit të Manastirit në bashkimin kulturor dhe hapjen e rrugës drejt Pavarësisë.
Ai vlerëson se mbrojtja dhe kultivimi i gjuhës është mbrojtje e identitetit kombëtar.
Postimi i Metës:
Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur, të shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica nga patriotët e kombit.
Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë, të cilët në Kongresin e Manastirit, vendosën gurin themeltar të bashkimit tonë kulturor duke njëhsuar Alfabetin shqip dhe duke hapur rrugën drejt Pavarësisë.
Gjuha është themeli i çdo kombi, ndaj mbrojtja dhe kultivimi i saj është mbrojtje e vetë identitetit tonë kombëtar.
Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe.