Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli sot nga Saranda, për situatën e keqe të motit dhe reshjet e dendura të shiut të cilat kanë përmbytur mijëra hektarë tokë në këto zona.
Ministri bëri me dije se po kryhet inventarizimi i dëmeve të shkaktuara nga reshjet.
“Të gjitha forcat janë të angazhuara në terren: xhenierët, Forcat e Armatosura, forcat e bashkisë, si dhe mjetet private të bordit të kullimit, të cilët dua t’i falënderoj për ndërhyrjen e shpejtë në zonë.
Nga vlerësimet paraprake, janë llogaritur rreth 1 500 hektarë nën ujë: 500 hektarë në Lezhë e Kurbin, disa hektarë në Devoll dhe Maliq, ku niveli i ujit ka rënë
Bashkia ka nisur të marrë masa për ujësjellës-kanalizimet dhe rikthimin e jetës normale në fshatra”, u shpreh Vengu.









