Pas takimit të gjatë për afro 7 orë në kryeministri mes zv. kryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit të vendit Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar kreu i PD-së Sali Berisha.
Postimi i Berishës
Në debatin 7 orësh përveç të tjerash Lubia ka kërkuar me insistim: “Më jep kohë se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë, mos emëro dikë tjetër në vendin tim”. Lidhja e Lubisë me Gjykatën e Lartë është Vlora Hyseni (SHISH). Pyetja eshte: a ka ndërhyrë tek 5 gjyqtare të GJL personalisht SHISH për të favorizuar Llagamin me porosi të KM duke i shantazhuar? A do përdorë këtë shantazh dhe për Belen?









