Një 23-vjeçar nga Shkodra, Xh. C., është arrestuar nga policia në aksin Lezhë–Shkodër, në fshatin Mabë, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me një pistoletë dhe municion luftarak.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në lagjen “Salo Halili” u gjet edhe një sasi e vogël kanabis.
Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ndërsa materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës.









