-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

CDI miraton rezolutë kritike për situatën politike në Shqipëri, PD: Demokracia në regres

Kryesoret

Partia Demokratike bën të ditur se organizata evropiane e qendrës së djathtë, CDI, ka miratuar një rezolutë ku kritikohet ashpër situata politike në Shqipëri.

Sipas PD-së, dokumenti paralajmëron për dobësim të demokracisë, përqendrim të pushtetit në duart e qeverisë dhe ndikim të krimit të organizuar në institucionet shtetërore.

Në rezolutë përmendet se zgjedhjet e 11 majit, sipas vlerësimit të OSBE/ODIHR, janë shoqëruar me keqpërdorim të burimeve publike, blerje votash dhe presione ndaj votuesve, gjë që ka cenuar standardet demokratike.

CDI kërkon që Bashkimi Europian dhe SHBA të kushtëzojnë ecurinë e integrimit të Shqipërisë me rezultate konkrete në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të rregullta.

Po ashtu, sugjeron vendosjen e sanksioneve për individët e përfshirë në afera korruptive dhe shpreh mbështetje për forcat demokratike dhe qytetarët që kërkojnë ndryshim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit