Reshjet e shumta kanë shkaktuar një rrëshqitje të madhe rreth 100 metra larg digës së Bovillës, duke dëmtuar segmentin rrugor nga Zallherr–Bovillë, në anën e Kamzës.
Rruga që përdoret nga banorët e fshatrave Rrazë, Bruz Mal dhe Bruz Zallë është bërë e vështirë për qarkullim pasi uji ka marrë me vete inerte dhe ka shkatërruar pjesë të trasesë.
Ekipet e emergjencës dhe autoritetet vendore pritet të inspektojnë zonën dhe të nisin ndërhyrjet e para për të rikthyer lëvizjen dhe për të siguruar banorët.









