Zbardhen detaje të reja nga vrasja sonte në Sarandë. Viktimë ka mbetur 66-vjeçari, Rexhep Ismaili. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë dhe Ismaili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Sipas raportimeve, Ismaili ka marrë një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Viktima ishte pronar i një karburanti dhe kryetar i shoqatës Çameria dega Sarandë.









