Sot nga protesta e dytë para Kryeministrisë, lideri Partisë Demokratike, Sali Berisha,akuzoi qeverinë dhe zv.kryeministren Belinda Balluku për megaaferat korruptive me tenderimet dhe prokurimet.
“Duhet të shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptare. Ju sjell përshëndetjet të përzemërta nga udhëheqja nga qendra e internacionales demokrate. Vij sot nga Brazili, San Paolo për të garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë.
Se ju demokratë dhe demokrate, opozitare dhe opozitarë, në betejën me të keqen që përballemi nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga njerëz të lirë që e duan të vërtetën në mbarë botën. Ju shpreh mirënjohjen më të thellë, nderimi për të qenë në postin e lartë të zv.presidentit, është nderim për sakrificat tuaja, për qëndresën tuaj, për guximin tuaj, për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë dhe demokracisë, familjes vlera të përbashkëta për mbarë njerëzit e lirë”, tha Berisha.









