I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” të Ilir Babaramos, deputeti i Partisë Demokratike Besart Xhaferri bëri disa deklarata të forta dhe të pakonfirmuara zyrtarisht lidhur me tenderat publikë, përfshirjen e zyrtarëve të lartë dhe rolin e kryeministrit Edi Rama.
“Prishja e tenderave ruhet deri në 3 vjet. Në bazë të veprës penale mund të kërkohet një masë më e rëndë. Deri diku, kryeministri u bë avokat. Siç u bë për Veliajn, që tha ‘mos guxoni me i marrë telefonin’, e njëjta gjë bëri me Belindën. Tani, kjo vetëm po qe një teatër.
Unë mendoj që Edi Rama është në kushte të vështira; këto janë afera të copave. Tendera 250 mijë euro. Por akoma s’e dimë këtë me celularët e nënpunësve. Të gjithë e dimë që ai është i përfshirë në këto afera, por këtë herë më duket do dalë në dritë, se më përpara ka qenë vetëm në copa,” shprehet Xhaferri.









