-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje nga shpërthimi me tritol në Kamëz: Pse na kundërshton

Kryesoret

Policia ka zbuluar detaje të reja mbi shpërthimin me tritol në një lokal në Kamzë, ku janë arrestuar tre persona: Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Sipas burimeve zyrtare, disa ditë para ngjarjes, pronari i lokalit, Saimir Sina, u kontaktua nga Florin Domi, i cili i kërkoi takim me Lamin.

Gjatë bisedës, dyshohet se janë bërë kërcënime për dhënien e një shume parash, të cilat Sina i refuzoi dhe më pas u largua nga vendi, duke shkuar në Itali.

Gjithashtu, Flogert Mzhika thuhet se ka komunikuar me dy kunetërit që kishin marrë me qira lokalit, duke i paralajmëruar për pasoja.

Hetimet e policisë për këtë shpërthim po vazhdojnë, ndërsa burimet bëjnë me dije se autori i vendosjes së lëndës eksplozive mund të jetë i njëjti person që dyshohet për shpërthimin në banesën e deputetit Xhelal Mziu, si dhe për disa ngjarje të tjera të ngjashme, ende të paidentifikuara.

Policia po punon për të identifikuar saktësisht autorin dhe për të verifikuar nëse ka lidhje mes këtyre ngjarjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit