-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitet argjendaria në Kamëz, policia në kërkim të autorëve

Kryesoret

Në Kamëz, një grabitje e armatosur ka ndodhur më 16 maj 2026 në ambientet e një argjendarie, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi bizhuterish.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli, ndërsa grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e rastit.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit