Mbrëmjen e sotme PD zhvillon protestën e dytë para godinës së kryeminstrisë, ku akuzon Ramën se ka krijuar një qeveri komplet të korruptuar dhe të kriminalizuar.
Pak para nisjes së protestës me një postim në rrjetet sociale ka reaguar deputeti demokrat i qarkut të Shkodrës Luçiano Boçi, sipas tij largimi i Ramës është zgjidhja e këtij vendi.
Reagimi i Boçit:
Kjo është një platformë rezistence që do të vazhdojë gjatë, e cila kërkon të kompensojë zërin e opozitës në Parlament, pasi hapësira e saj është ngushtuar. Është dhe në vazhdën e atij komunikimi që një forcë politike duhet ta ketë me qytetarin. Zgjidhja politike është largimi i Ramës, një kryeministër që zv/kryeministri i është kapur në korrupsion, ministrat në korrupsion, kryebashkiakët në korrupsion, dhe nuk mund të thotë tani atë që ka thënë gjithmonë, që nuk di gjë. Edhe kur thotë kështu ka përgjegjësi ligjore, pasi dëshmon që është i paaftë për të zgjedhur personat me të cilët bashkëpunon. Kupa është mbushur. Çdo qytetar, siç është i pari i shtëpisë dhe i di të gjitha, ashtu edhe Rama i di të gjitha sa i përket qeverisë që drejton.









