I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” të Ilir Babaramos, Adriatik Lapaj, kryetar i Lëvizjes Shqiptare Behet, komentoi mbi gjendjen aktuale politike në vend, demokracinë dhe çështjen e ish-ministres Belinda Balluku.
Ai bëri një analizë kritike të qeverisjes dhe shprehu mendimin e tij për nevojën e ndryshimit dhe të transparencës.
“Unë mendoj që një republikë ka ndodhur e tillë, populli duhet të ngrihet. E mbaj mend që të vogël që thonim do na vije një qeveri tjetër për ndryshim, por kjo nuk ndodh asnjëherë. Demokracia funksionon me zgjedhime e partitë, ku secila parti gabon.
Ne këtu tani po diskutojmë masën e Ballukut. Gjykata tani e ka bërë nga puna në shtëpi, që mos të lëvizë më shumë. Unë, me sa po shoh mentalitetin e qeverisjes sot, të gjithë kanë frikë se kanë hall mos të hapen çështjet, se të gjithë do të dalin zbuluar.
Unë do të thoja që ky makth të marrë fund për veten e tyre, pastaj për vendin. Nëse do të bëhet kjo, vendi do të shohë dritë, do të marrë ngjyrë dhe do të lulëzojë,” tha Lapaj.









