I ftuar në emisionin “5Pyetjet” nga Babaramo, ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti komentoi mbi planet ndërkombëtare për konfliktin në Ukrainë dhe rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Ai analizoi mundësitë e negociatave, pozicionin e Evropës dhe fuqinë e brendshme të Ukrainës në këtë konflikt.
“Plani amerikan është më i qartë, kurse plani evropian reflekton humore të ndryshme. Për këtë arsye ndodh që Europa mos të jetë faktori kryesor. Objekti kryesor i marrëveshjes së tyre garanton një siguri në pjesën perëndimore të Ukrainës.
E vetmja që mund të merret në konsideratë është plani amerikan, edhe në këtë rast nuk do të pranohet. Ne do të kemi avancuar në pjesë të tjera të Ukrainës. Gjendjen e Ukrainës e dinë forcat e brendshme. Ukraina ka një forcë të paimagjinueshme,” tha Panariti.









