Ministri i Jashtëm i Greqisë Giorgos Gerapetritis ka përgatitur një plan të ri veprimi për marrëdhëniet Athinë-Tiranë, i cili do t’i prezantohet më 16 dhjetor ministres së re të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në kryeqytetin helen. Sipas mediave greke, dokumenti përfshin disa nga çështjet më të ndjeshme të agjendës dypalëshe, mes të cilave:
-procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-lidhshmërinë dhe bashkëpunimin infrastrukturor-energjetik
-çështjen e pazgjidhur të kufirit detar në Jon
Greqia dhe Shqipëria kishin rënë dakord që në vitin 2020 ta paraqisnin mosmarrëveshjen për ZEE-në, kufirin detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.









