-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit për vrasje me paramendim të Eduard Reçi

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit F.D. dhe Sh.D., të akuzuar për vrasje me paramendim në bashkëpunim, si dhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta.

Sipas dosjes hetimore, dyshimet e prokurorisë tregojnë se vëllezërit, pas një konflikti të zgjatur për çështje prone me viktimën E.R., kanë planifikuar dhe ekzekutuar vrasjen e tij.

Prokuroria pretendon se Sh.D., me profesion oficer policie, ka qenë ekzekutori, ndërsa së bashku me vëllain e tij ka organizuar paraprakisht planin, duke siguruar armët, duke praktikuar qitje dhe duke përzgjedhur vendin e fshehtë të sulmit.

Hetuesit thonë se ngjarja është kryer për interes pasuror, pasi viktima kishte kërkuar lirimin e një pjese toke që, sipas prokurorisë, ishte zënë nga lokali i vëllezërve.

Vrasja dyshohet të jetë kryer natën, në datat 8 dhe 13 nëntor 2024, nga largësia, pasi viktima dilte për të pastruar ambientet përpara lokalit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit