Partia Demokratike ditën e djeshme ka njoftuar se sot në orë 18:00 do të zhvillojë një protestë para godinës së qeverisë, teksa akuzon kryeministrin Edi Rama se kabineti qeveritar i tij është në hetim nga SPAK-u për vjedhjet me tenderat.
Siç shihet nga pamjet e siguruara, është blinduar dera e Kryeministrisë dhe është rrethuar i gjithë perimetri i sigurisë nga forcat e policisë.
Ndërsa bllokimi i qarkullimit në disa akse kryesore të rrugëve ka nisur që në orën 16:00 të pasdites.
Opozita ka marrë leje për harkun kohor 18:00-20:00 për zhvillimin e protestës.









