-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takim në Milano, Gonxhja finalizon projektin e Inter Academy Albania me Interin

Kryesoret

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim në Milano me Presidentin e F.C. Internazionale Milano, Giuseppe Marotta, për të avancuar projektin e krijimit të Inter Academy Albania.

Diskutimet, ku mori pjesë edhe drejtuesi i Inter Club Albania, Juxhin Dervishi, u fokusuan te bashkëpunimi strategjik për rritjen e standardeve të futbollit bazë dhe krijimin e hapësirave për zhvillimin e talenteve të rinj në Shqipëri dhe rajon.

Ministri Gonxhja njoftoi se palët janë dakordësuar mbi hapat finalë të projektit, dhe një vizitë e delegacionit të Interit, e udhëhequr nga Marotta, pritet së shpejti në Shqipëri për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Projekti synon të forcojë sportin shqiptar dhe të ofrojë një platformë për edukimin sportiv të brezave të rinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit