Një 40-vjeçar u plagos me armë zjarri mbrëmjen e 23 nëntorit në Tiranë.
Personi i identifikuar si Marilen Jata u paraqit vetë në spital rreth orës 22:20, pasi ishte qëlluar në këmbë në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institutit.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa vijon sqarimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.









