-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asim Vokshi betohet në Kushtetuese, Zaçaj largohet dhe Gjykata pret kryetarin e ri

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të ketë sot një anëtar të ri. Gjyqtari Asim Vokshi do të bëjë betimin në Presidencë dhe do të zëvendësojë Holta Zaçajn, e cila ka përfunduar mandatin e saj.

Largimi i Zaçajt hap rrugën për zgjedhjen e një kryetari të ri të Gjykatës.

Rezultati për Vokshin u shpall nga Gjykata e Lartë, por u kundërshtua nga kandidatja Naureda Llagami, e cila pretendonte se një votë e pavlefshme i takonte asaj. Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Llagamit, duke i hapur rrugën betimit të Vokshit.

Përkohësisht, drejtimin e Gjykatës do ta marrë nënkryetarja Marsida Xhaferllari, derisa të zgjidhet kryetari i ri. Ndërkohë, vendi i një tjetër gjyqtareje, Sonila Bejte, mbetet vakant, dhe thirrja për kandidatë do të zgjasë deri më 30 nëntor. Gjykata Kushtetuese ka një vend të lirë prej më shumë se një viti pas dorëheqjes së Elsas Toskës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit