-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Kërkesat e fermerëve përsëriten prej vitesh, por ministritë nuk reflektojnë

Kryesoret

Në seancën dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë me shoqatat e biznesit, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ngriti kritika për mungesën e reflektimit të ministrive ndaj problematikave të fermerëve dhe blegtorëve.

Ai theksoi se kërkesat e tyre janë të njëjtat prej vitesh dhe se zgjidhjet nuk kërkojnë fonde shtesë, por ndryshime në mënyrën e qasjes së institucioneve.

“Të njëjtat propozime i dëgjoj prej shumë vitesh dhe janë bërë edhe në ‘Samitin e Cërrikut’. Problemi është se koha ikën dhe për fermerët çdo vonesë ka pasoja të drejtpërdrejta në prodhim. Shumë nga kërkesat e blegtorëve nuk kanë kosto për buxhetin e shtetit, kërkojnë vetëm rregullime në skemat ekzistuese. Ministritë vazhdojnë me logjikën ‘do ta bëjmë siç themi ne’ dhe kjo na ka sjellë në këtë gjendje. Ministri i Bujqësisë, edhe pse ka dëgjuar këto shqetësime muaj më parë, nuk ka reflektuar në ligjin e ri dhe thotë se është i kënaqur me skemën e kompensimit. Edhe Ministri i Financave i njeh këto problematika, por zgjidhjet ende mungojnë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit