Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se ka nisur procedura për zgjedhjen e drejtuesit të GJKKO-së dhe se intervistat me kandidatët do të zhvillohen më 11 dhjetor 2025, në orën 09:00.
Ja kush janë 4 kandidatët
Adnan Xholi – Prokuror pranë SPAK, shef i Seksionit të Krimit të Organizuar. I emëruar për herë të parë në vitin 2004, ka një eksperiencë të gjatë në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Klodian Braho – Prokuror pranë SPAK që nga themelimi i tij, aktualisht shef i Seksionit kundër Korrupsionit. I emëruar prokuror në vitin 2007, ka një përvojë të konsiderueshme në këtë fushë.
Elvin Gokaj – Prokuror me përvojë të gjatë, pjesë e SPAK që nga dhjetori i vitit 2000. Ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Doloreza Musabelliu – Prokurore pranë SPAK që nga tetori i vitit 2004, ka luajtur rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka marrë pjesë në hetimin e dosjes së njohur “Plumbi i Artë”.









