Avokati dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Cedomir Stojkoviq, ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë për Krimin e Organizuar në Beograd për të hetuar dyshimet për krime kundër njerëzimit gjatë rrethimit të Sarajevës, ku të huajt paguheshin për të sulmuar civilë me snajper.
Në kallëzim përfshihet një person i paidentifikuar dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Stojkoviq pretendon se Vuçiç mund të ketë qenë i përfshirë në një njësi paraushtarake që operonte në zonat e sulmeve, ose së paku duhej të kishte pasur dijeni për aktivitetet e saj, duke lidhur rolin e tij me Partinë Radikale Serbe të asaj kohe.
Avokati kërkon hetim të thelluar nga Prokuroria e Krimeve të Luftës në Beograd, në bashkëpunim me autoritetet italiane në Milano, ku po ndiqen gjithashtu veprimet e dyshuara.
Ai gjithashtu përmend financimet e dyshimta dhe precedentët e dënimeve ndërkombëtare për nxitje krimesh si arsye shtesë për shqyrtim të menjëhershëm.









