Dy persona, Erzen Uka dhe Julian Cumraku, u ngujuan në një banesë në fshatin Orosh për më shumë se 10 orë, duke kërcënuar policinë me armë zjarri.
Gjatë kontrollit, forcat e rendit gjetën tre armë dhe municion.
Njëri prej të dyshuarve kishte një plagë sipërfaqësore në kofshë, dhe dyshohet se Uka mund të jetë vetëplagosur për të akuzuar policinë.
Ngjarja nisi gjatë një kontrolli për kanabis, kur të dy të armatosurit kërcënuan uniformat blu: “Mos u afroni se do ju vras!”
Pas negociatash me policinë dhe familjarët, dy të dyshuarit u dorëzuan, duke përfunduar situatën e tensionuar dhe rrezikshme për komunitetin.









