Serbia ka thënë të martën se ka arrestuar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identifikuar me iniciale A.Q.
Sipas Ministrisë serbe për Punë të Brendshme pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj posti kufitar serb në Koshare në vitin 1999.
Të dyshuarit A.Q. (1973) i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe MPB-ja serbe shtoi se në prokurorinë kompetente ndaj tij do të dorëzohet një kallëzim penal.
“Në prill të vitit 1998, i dyshuari iu bashkua selisë lokale të të ashtuquajturës “UÇK” për fshatin Romajë, komuna e Prizrenit, dhe si anëtar i Brigadës së 138-të, Agim Ramadani mori pjesë në sulmin ndaj postbllokut të rojës së Koshares në vitin 1999.
Me urdhër të prokurorit publik në detyrë për krime lufte, i dyshuari u ndalua deri në 48 orë, pas së cilës do të dërgohet në prokurorinë kompetente me një kallëzim penal”, thuhet në njoftimin e MUP-it serb.









