Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamambër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës.
Avokati Sokol Hazizaj, i cili mbrojti Fatmir Bektashin dhe kompanitë HomePlan shpk dhe Kontakt Shpk, nuk ishte i pranishëm, duke bërë të pamundur zhvillimin e seancës.
Seanca e radhës është caktuar për më 10 dhjetor, ora 12:30.
Ndërkohë, në ambientet e Gjykatës ka mbërritur edhe avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, i cili do të vazhdojë mbrojtjen e tij në procesin gjyqësor.









