Pas lajmit të trishtë të vdekjes në moshën 40 vjeçare të këngëtarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Shpat Kasapi, me anë të një postimi në facebook ka reaguar kreu demokrat Sali Berisha.
Njoftimi i Berishës
“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin”, ka shkruar Berisha në Facebook.









