Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka njoftuar se do të vetëofrohet si dëshmitar në procesin për ngjarjet e 21 Janarit, duke pretenduar se disponon informacione të reja.
Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Meta kishte njohuri për situatën, por në atë kohë i kishte shkuar në zyrë për t’i deklaruar se do të jepte dorëheqjen, duke mos dashur të paraqitej në prokurori si zyrtar i lartë.
“Dihet botërisht se Edi Rama, për të organizuar ‘21 Janarin’, manipuloi dhe falsifikoi një regjistrim të madh nga i ndjeri Dritan Prifti. Sipas të cilit, Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij. Sali Berisha, kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin që i kërkonte ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe kishte një regjistrim. I thashë: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Kurrë nuk më merr mua pushtetin.
E dyta, kishte një shkresë të firmosur nga pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq të drejtën e koncesionit të një hidrocentrali. Ky zotëri shkruante se nga moszbatimi i vendimit të gjykatës kompania humbi 70 mijë euro. Meta i thotë Priftit: duhet zbatuar vendimi i gjykatës sepse është bërë dëmi 700 mijë euro.
Meta në atë kohë më erdhi në zyrë dhe më tha: do të jap dorëheqjen, nuk shkon në prokurori si zv. kryeministër.,” shprehet Berisha.









