Gjatë mbledhjes së Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet ka patur një debat mes deputetit demokrat për qarkun e Shkodrës Luçiano Boçi dhe ish Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliut.
Debati i zhvilluar në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Manastirliu: Nuk thamë që nuk e duam ministren, thamë ministrja do të vijë në dëgjesë në momentin që ne të kemi një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Nëse ju e doni ministren për çështje të tjera, t’i diskutojmë dhe të vendosim nëse do të vijë apo jo. Ju përdorët këtë kërkesë tuajën dhe sot e keni të paqartë pse e thërrisni ministren. Ne po ju themi që të presim përgjigje dhe mbledhjen e ardhshme ta diskutojmë dhe ta hedhim në votim. Vendimmarrja juaj për ta hedhur në votim është e njëanshme. Ne nuk e mbaruam diskutimin.
Boçi: Po po kuptova, hajde mendje hajde. Hajde hajde ku ka arritur Parlamenti
Manastirliu: Nuk ju lejoj që të flisni në këtë gjuhë?
Boçi: Si është gjuha ime? Si ato green masat që përmendet pak më para
Manastirliu: ‘Hajde mëndje hajde’, çfarë është kjo?
Boçi: E mbarove fjalën për procedurën, por ju mbaroi afati. Po sillem shumë keq. Propozimi im është të thirret ministrja e arsimit. Ky është propozimi im. Propozoni dënim te byroja e hetimit të Kuvendit, më përjashtoni ca ditë, kush nuk ju përjashton e dënoni. Kam sjellje shumë të keqe.









