Një ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj tij, Julian Sulo deklaron se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk njeh autorët e sulmit.
“Nuk i njoh personat që më qëlluan, nuk kam konflikt me askënd.”
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar motivet e sulmit dhe për të identifikuar përgjegjësit.









