Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur në GJKKO, ku do të marrë pjesë në seancën paraprake për dosjen ndaj tij.
Avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cakrani u pyet nëse Meta do të flasë për 21 Janarin, dhe ai iu përgjigj:
“Meta sot është në sallën e gjyqit. Sot do fillojë përballja me regjimin e Ramës. 21 Janari është moment ndryshe, tjetër”.
Mbrojtja e Ilir Metës përbëhet nga dyshja e avokatëve Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima.









