Pas sulmit të djeshëm mbi dy gardistët e Shtëpisë së Bardhë, të cilët ndohen në gjendje kritike për jetën edhe pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, përmes një deklarate për shtyp ka reagur drejtori i FBI-së Kash Patel.
“Ky është një hetim për terrorizëm. Ne po e hetojmë plotësisht këtë aspekt të së kaluarës së tij, për të përfshirë çdo bashkëpunëtor të tij të njohur që është ose jashtë vendit ose këtu në Shtetet e Bashkuara, kështu që duket si një hetim i gjerë ndërkombëtar për terrorizëm”, theksoi drejtori i FBI-së.









