Erzen Uka dhe Julian Cumrraku u paraqitën sot para gjykatës në Shkodër, pas dyshimeve për përfshirje në veprimtari terroriste.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre u sekuestruan armë automatike, pistoletë, granata dore, municion dhe pajisje shpërthyese, si dhe një flamur i ISIS-it.
Uka dhe Cumrraku, me precedentë të mëparshëm penalë, akuzohen për nxitje dhe propagandë për veprime terroriste, prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake, si dhe kundërshtim të policisë.
Çështja vijon në shqyrtim nga gjykata.









